Telenews

Franca mbetet e fundit në grup, mposhtet edhe nga Kroacia

Kombëtarja e Francës po vazhdon me serinë negative në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të botës ende nuk kanë regjistruar fitore në këtë edicion.

“Gjelat” janë mposhtur tani edhe nga Kroacia, në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin 1 të Ligës A, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stade de France” ka përfunduar me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për kroatët e shënoi Luka Modric në minutën e pestë. 36-vjeçari shënoi nga pika e bardhë.

Kroacia pas kësaj fitore ka shtatë pikë dhe renditet e dyta në grup, kurse Franca është e fundit me vetëm dy pikë. /Gazeta Express/

The post Franca mbetet e fundit në grup, mposhtet edhe nga Kroacia appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Yamal mund të qëndrojë në bankë rezervë në Kampionatin Botëror

Valjeta Turkaj

Mo Salah në negociata me klubin e ri, Fenerbahce në garë për yllin e Liverpoolit

KushtrimGuraj

Fitore për Ballkanin në Skenderaj, Dukagjini del me tri pikë nga Ferizaj

Blearta