Telenews

Australia, kombëtarja e radhës që e siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Australisë ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Të përzgjedhurit Graham Arnold shënuan fitore ndaj Perusë në finalen e “Play-Off”-it, shkruan Gazeta Express.

Fati i kësaj ndeshje u vendos pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minuta përfunduan baras dhe pa gola.

Australianët u treguan më të saktë në penallti dhe fituan me rezultatin 5:4.

Australia do të marrë pjesë në një Botëror për herë të gjashtë në histori.

Kjo kombëtare është shortuar në Grupin D të Botërorit “Katar 2022”, bashkë me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë. /Gazeta Express/

The post Australia, kombëtarja e radhës që e siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj