Romelu Lukaku ishte bërë prioritet i Interit deri para pak ditësh.
Sulmuesi belg dëshpëroi në eksperiencën e tretë në Chelsea dhe pritet të largohet nga Londra në afatin kalimtar të verës.
Mediat e huaja raportonin se ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit do të rikthehej tek nënkampioni i Italisë.
Por, gazetari i “HNL”, Kristof Terreur raporton se “Nerazzurri” e kanë ftohur interesimin për përfaqësuesin belg për shkak se klubi italian është duke i konsideruar mundësitë financiare para se ta bëjë këtë lëvizje, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkohë,
thuhet se gjiganti i sulmit është duke u munduar me të gjitha forcat që të
rikthehet në Itali, por që tash Interi nuk duket më i interesuar si më parë për të.
Lukaku kishte shkëlqyer në Serie A me Zikaltrit, të cilët i kishte udhëhequr drejt titullit të kampionit në Serie A, të parin pas 11 vjetësh pritjeje. /Gazeta Express/
The post Interi e ftohë interesimin për Lukakun appeared first on Gazeta Express.

