Telenews

Zbulohen datat kur do të luajë Ballkani në Champions

Ballkani i mësoi sot emrin e kundërshtarit të parë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2022/23.
Kampioni i Kosovës do ta nisë aventurën në garat evropiane pas përballjes së dyfishtë që do ta ketë me ekipin lituanez, Zalgiris Vilnius.
Kjo u vendos në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës.
Ndërkohë, mësohet se ekipi Portokalli do ta zhvillojë ndeshjen e parë si vendës.
E UEFA e ka zbuluar edhe orarin e ndeshjeve të rrethit të parë, atij të dytë dhe të tretë të garave në ligën elitare evropiane.
Me këtë rast, rrethi i parë kualifikuese do të luhet më 5/6 korrik, kur skuadra kosovare do të luajë si vendëse, kurse ndeshjet e kthimit të këtij rrethi, më 12/13 korrik.
E nëse kalon në rrethin e dytë, Ballkani do ta luajë ndeshjen e parë më 19/20 korrik, e atë të dytë pas një jave, më 26/27 të atij muaji.
Sidoqoftë, edhe nëse eliminohet në rrethin e parë të Championsit, Ballkani do t’i vazhdojë garat evropiane pasi do të garojë në rrethin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League.
Ballkani është i vendosur të ketë paraqitje pozitive në daljen e tij të parë në arenën ndërkombëtare.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj