Telenews

Deputetja e AAK-së: VV u bë bashkë me “Srpskan” për të miratuar Ligjin që përjashton veteranët

Kuvendi i Kosovës, në parim, ka miratuar projektligjin për pagën minimale, ku nuk hyjnë veteranët. Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe për të miratuar këtë projektligj, që “përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët”.
Bytyqi tha se nuk befasohen me veprimet e Qeverisë, pasi sipas saj, befasi do të ishte “nëse do të qëndronin në parimet e kauzat e premtuara para se të vinin në pushtet
Postimi i plotë:
Skajshmërisht e turpshme deri ku ka arritur poshtërsia e pushtetit. Sot ky pushtet që ‘’refuzonte’’ bashkëpunimin me Listën Serbe, u bënë bashkë për të miratuar projektligjin që përcakton pagën minimale dhe përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët.
Në fakt, tashmë asgjë nuk është befasi nga kjo Qeveri. Befasi do të ishte nëse do të qëndronin në parimet e kauzat e premtuara para se të vinin në pushtet.

Të ngajshme

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

Rrezarta Ramaj

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Rrezarta Ramaj