Telenews

Reali e vendos çmimin e Mendyt, francezi kërkohet nga Man Utd e Chelsea

Real Madridi e ka vendosur çmimin për Ferlan Mendyn.
Futbollisti francez është bërë objektiv i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit “Defensa Central”, kampioni spanjoll dhe evropian ia ka vendosur çmimin prej 50 milionë eurosh mbrojtësit të majtë francez.
Krahas “Djajve të Kuq”, futbollistin e pëlqen edhe Chelsea në Angli.
Mendy ishte titullar i “Los Blancos” dhe shfaqi paraqitje pozitive prej se e ka nisur eksperiencën në “Santiago Bernabeu”.
Chelsea do të mbetet pa mbrojtësin e majtë, Marcos Alonso, i cili pritet të rikthehet në Spanjë, ndërsa e sheh përfaqësuesin francez si pasues ideal të tij.

Të ngajshme

Shkëmbimi i janarit: Loftus-Cheek te Napoli, ylli Napoletanëve te Milani

KushtrimGuraj

Lajm i keq për dy yjet e Barcelonës – Hansi Flick po planifikon t’u ndryshojë rolin në fushë

KushtrimGuraj

Pep Guardiola mungon në konferencën për media, shfaqet Kolo Toure dhe tregon çfarë ndodhi!

KushtrimGuraj