Telenews

Man Utd ua mësyn yjeve holandeze

Manchester United ua ka mësyrë yjeve holandeze.
Trajneri  iri, Erik ten Hag po mundohet t’i afrojë në “Old Trafford” bashkëkombësit e tij, në mënyrë që ta bëjë një ekip sa më të fuqishëm.
Qe një kohë, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong.
Palët nuk kanë arritur ende marrëveshje, por United e duan me ngulm ish-futbollistin e Ajaxit.
Ai mund të punojë përsëri në “Teatrin e Ëndrrave” me ish-trajnerin e tij, Ten Hag.
Por, atij në Manchester mund t’i bashkohet edhe një tjetër ish-shok skuadre.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijs se Ligt.
Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, Man Utd e ka rikthyer interesimin për ish-futbollistin e Ajaxit.
Kjo pasi Ten Hag nuk është i kënaqur me atë që e pa në mbrojtje të United në sezonin e kaluar dhe e do një mbrojtës stabil në zemër të mbrojtjes.
Mbetet të shihet nëse Man Utd do të mundë t’i transferojë yjet holandeze në afatin kalimtar të verës.

Të ngajshme

Shkëmbimi i janarit: Loftus-Cheek te Napoli, ylli Napoletanëve te Milani

KushtrimGuraj

Lajm i keq për dy yjet e Barcelonës – Hansi Flick po planifikon t’u ndryshojë rolin në fushë

KushtrimGuraj

Pep Guardiola mungon në konferencën për media, shfaqet Kolo Toure dhe tregon çfarë ndodhi!

KushtrimGuraj