Telenews

Dembele e refuzon ofertën e fundit të Barcelonës për të rinovuar kontratën

Sipas të gjitha gjasave, Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

E ardhmja e francezit vazhdon të jetë shumë e përfolur, por duket se ajo do të jetë larg “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Cadena SER”, Dembele e ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga klubi katalunas për të rinovuar kontratën.

Kurse, Barcelona tani thuhet se nuk është e përgatitur t’i ofruar një kontratë tjetër dhe do të pajtohet me largimin e reprezentuesit të Francës pas pesë vjetësh.

Barça pagoi 140 milionë euro për të transferuar Dembelen nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017, dhe sulmuesi ka regjistruar 32 gola dhe 34 asistime në 149 ndeshje për klubin në të gjitha garat.

25-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Për Ousmane Dembelen interesim kanë shprehur Chelsea dhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

The post Dembele e refuzon ofertën e fundit të Barcelonës për të rinovuar kontratën appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj