Telenews

Deputeti i VV-së: Ka luftë speciale kundër veteranëve

Fatmir Humolli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të jetë i indinjuar me votimin e kolegëve të tij për miratimin e projektligjit për caktimin e pagës minimale, nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.
“Votimi i pagës minimale ka qenë në kuindërshtim me veteranëte luftës, duke mos i përfshirë veteranët aty”, tha Humolli.
Me këtë, Humolli në intervistën e transmetuar direkt në Frontal tha se Qeveria po bën “luftë speciale kundër veteranëve” dhe se ministri i Financave, Hekuran Murati “po bën lojë të ndytë me këtë kategori”.
“Vetëvetiu tendenca për më lidh pagën minimale me veteranët duke cilësuar se ata po e pengojnë rritjen e pagës minimale është luftë speciale kundër veteranëve dhe në kohën kur po festohet clirimi i Kosovës është hipokrizi e madhe nga institucionet, qeveria ministri i cili po bën lojë të ndyrë me këtë kategori”, tha ai.
Deputeti tha se Qeveria i ka ditur qëndrimet e tij, por ka vendosur ta shtyjë përpara projektligjin.
“Derisa unë publikisht i kam thënë këto dhe qeveria nuk merzitet për këto punë, nuk e di a duhet me shku me i trokitë në derë dikujt”, tha ai.
“Do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet dhe në përputhje më këtë do të veprojmë”, theksoi Humolli.

 

Të ngajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rrezarta Ramaj

Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon për mbështetjen – kërkon fundin e femicidit

Rrezarta Ramaj

Matoshi larg me politikën aktuale, harron që Abdixhiku e propozoi Osmanin për Presidente: A more Binush, po më dhimesh me kënd ke punë

Blearta