Telenews

Holanda mposht Uellsin dhe vazhdon kryesimin në grup, Belgjika fiton në udhëtim te Polonia

Kombëtarja e Holandës ka vazhduar me formën pozitive në Ligën e Kombeve.

“Tulipanët” sonte shënuan fitore 3:2 ndaj Uellsit në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin 4 të Ligës A, shkruan Gazeta Express.

Noa Lang (17’), Cody Gakpo (23’) dhe Memphis Depay (90+3’) shënuan në fitoren e holandezëve, kurse Brennan Johnson (26’) dhe Gareth Bale (90+2’ – penallti) shënuan për uellsianët.

Në kuadër të këtij grupi, sonte u zhvillua edhe ndeshja mes Polonisë dhe Belgjikës, e cila u fitua 0:1 nga belgët.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Michy Batshuayi (16’).

Holanda me dhjetë pikë është lidere e këtij grupi, teksa Belgjika është e dyta me shtatë pikë.

Polonia renditet e treta me katër pikë, kurse Uellsi është në fund me një pikë. /Gazeta Express/

The post Holanda mposht Uellsin dhe vazhdon kryesimin në grup, Belgjika fiton në udhëtim te Polonia appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Arbër Hoxha ftohet nga Dinamo Zagreb për ndeshjet e UEFA Europa League

Yllka Gashi