Telenews

Dorëzohet Bayerni, e vendos çmimin final të Lewandowskit

Bayern Munichu duket se po pajtohet dalëngadalë me realitetin.
Gjiganti bavarez deri tash ishte kategorik për ta mbajtur Robert Lewandowskin edhe një sezon.
Mirëpo, vendosmëria e sulmuesit polak ka bërë që klubi nga “Allianz Arena” të vendos t’i hapë rrugë dy herë futbollistit më të mirë në botë, të shpallur në FIFA.
Sipas mediumit gjerman “Bild”, kampioni gjerman ka nisur ta pranojë idenë që ish-futbollisti i Borussia Dortmundit do të largohet dhe do t’i niste bisedimet me ndonjë klub të interesuar për një shifër të përafërt me 40 milionë euro.
Për momentin, klubi më i interesuar për veteranin e sulmit është Barcelona dhe dëshirë e lojtarit është të përfundojë në Camp Nou.
Por, për shërbimet e përfaqësuesit polak interesim kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain.
Në ditët ose javët në vazhdim do të vendoset e ardhmja e Lewas.
Edhe pse ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023, polaku është i vendosur për ta provuar një eksperiencë të re larg Gjermanisë.

Të ngajshme

“Po ec n’fushë”, shfaqet video e Carvajalit nga stoli duke kritikuar bashkëlojtarin e tij

Valjeta Turkaj

FIFA rrit shpërblimet për Botërorin 2026 pas ankesave të federatave

Rrezarta Ramaj

“Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

Rrezarta Ramaj