Telenews

Pas largimit të Dani Alvesit, Xavi e kërkon mbrojtësin e njohur

Barcelona vendosi t’i ndante rrugët dje me legjendën e klubit, Dani Alves.

Mbrojtësi i djathtë brazilian ishte rikthyer në Camp Nou vitin e kaluar dhe tash mori fund edhe eksperienca e tij e dytë me gjigantin katalunas.

Sipas mediave spanjolle, “Blaugrana” tashmë e kanë zgjedhur pasuesin e futbollistit brazilian.

Bëhet fjalë për Cesar Azpilicuetan, të cilin e ka kërkuar trajneri Xavi Hernandez, shkruan “Gazeta Express”.

Mbrojtësit të djathtë spanjoll do t’i ofrohet një kontratë dyvjeçare, në mënyrë që të bindet ai që të rikthehet në atdhe.

Ndërkohë, trajneri Thomas Tuchel po mundohet ta mbajë kapitenin e tij në “Stamford Bridge”.

Sergino Dest shpreson të vazhdojë të luajë në Barcelonë edhe pse atij do t’i prisheshin punët nëse Azpi përfundon në Spanjë,

Ndërkohë, në ekip do të mbetet Sergi Roberto, i cili ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2023. /Gazeta Express/

The post Pas largimit të Dani Alvesit, Xavi e kërkon mbrojtësin e njohur appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi