Telenews

Sadio Mane e shfaq humanizmin e tij, rikthehet në atdhe, luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij

Sadio Mane njihet si njëri prej futbollistëve më të thjeshtë në botë.

Përkundër faktit se në xhirollogaritë e tij i ka milionat, futbollisti afrikan nuk ka ndryshuar asnjëherë.

Së fundmi, sulmuesi në largim i Liverpoolit u rikthye në fshatin e tij, Bambali, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e shfrytëzoi rastin për ta zhvilluar edhe një ndeshje futbolli me shokët e fëmijërisë, në një fushë me baltë ku binte shi i rrëmbyeshëm.

29 vjeçari ndërkohë ka premtuar se do ta ndihmojë vendin e tij.

Ai do të kontribuojë në ndërtimin e një antene energjetike me akses në rrjetin 4G dhe do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve spitalore në shërbim të grave
senegaleze.

Mane ka treguar se është një njëri i madh, i cili nuk i harron kurrë rrënjët e tij.

Ai pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere dhe me gjasë do të
transferohet në Bayern Munich. /Gazeta Express/

The post Sadio Mane e shfaq humanizmin e tij, rikthehet në atdhe, luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

Blearta

Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

Blearta

Përfundon hetimi për vdekjen e Diogo Jotas

Valjeta Turkaj