Telenews

Ukraina ende në luftë, por e cakton datën e rikthimit të futbollit

Ukraina po mendon të hapet dalëngadalë, edhe pse në këtë vend po vazhdojnë luftimet e ashpra me pushtuesit rusë.

Madje, ukrainasit po planifikojnë t’i rifillojnë garat edhe në sport, respektivisht në futboll.

Pas miratimit të presidentit Volodymyr Zelenskyy, klubet ukrainase pritet t’i nisin përgatitjet për sezonin e ri kah mesi i korrikut, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, liga ukrainase do të rifillojë më 20 gusht dhe në bazë të informacioneve, garat do të bahen në pjesën e afërt të kufirit me Poloninë, ku ka më shumë siguri.

Futbollisti ukrainas ishte ndalur më 24 shkurt kur u paralizua krejt sporti i këtij vendi pasi Rusia e nisi një ofanzivë ushtarake në këtë vend.

Së fundmi garat rinisi t’i luajë Kombëtarja e Ukrainës me grupmosha të ndryshme, deri tek seniorët, por jashtë territorit të saj.

E në pjesën e dytë të vitit, kjo Kombëtare shpreson të luajë në vendin e saj. /Gazeta Express/

The post Ukraina ende në luftë, por e cakton datën e rikthimit të futbollit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi