Telenews

Klubet italiane hyjnë në garë për Armando Brojën

Armando
Broja mund ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e fundit në fanellën e Southampton, ku ishte i huazuar nga Chelsea.

E tash, ai është rikthyer përkohësisht në “Stamford Bridge”, por që pritet të largohet përsëri prej aty.

E mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi shqiptar mund të përfundojë në Serie A.

Atje, interesim për 20 vjeçarin kanë shfaqur Napoli dhe Atalanta, shkruan “tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026, ndërsa mund të huazohet edhe një vit apo dy deri sa të bëhet gati për të luajtur rol të rëndësishëm tek ekipi londinez. /Gazeta Express/

The post Klubet italiane hyjnë në garë për Armando Brojën appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi