Telenews

Man City nuk ndalet veç me Haalandin, ky është objektivi i ri i kampionit anglez

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet.

Kampioni anglez e transferoi së fundmi Erling Haalandin, por mediat angleze shkruajnë se “Citizens” nuk do të ndalen me kaq.

Sipas “Sky Sports”, objektiv i ri i “Qytetarëve” është bërë Marc Cucurella, i cili luan në Brighton, përcjell “Gazeta Express”.

23 vjeçari është produkt i akademisë së Barcelonës, ndërsa ishte protagonist i klubit anglez me një sezon fantastik në Premierligë.

Futbollisti ofanziv i krahut mund të përdoret edhe si mbrojtës i majtë dhe trajneri Pep Guardiola do të mundë ta përdorte atë në disa pozita, varësisht se ku ka nevojë.

Mbetet të shihet nëse oferta e kampionit të dy viteve të fundit të Anglisë do të jetë e mjaftueshme për ta bindur Brightonin për ta shitur lojtarin kryesor. /Gazeta Express/

The post Man City nuk ndalet veç me Haalandin, ky është objektivi i ri i kampionit anglez appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Përfundon hetimi për vdekjen e Diogo Jotas

Valjeta Turkaj

Yamal mposht Vedat Muriqin në garën për lojtarin e muajit në La Liga

KushtrimGuraj

Jashari pritet të largohet nga Milani por jo nga Italia

Rrezarta Ramaj