Ish-futbollisti rus, Igor Denisov, beson se qëndrimi i tij kundër pushtimit të Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin mund të ketë pasoja fatale për të.
Denisov, i cili ishte kapiten i ekipit rus
të futbollit nga viti 2012 deri në 2016, është kundër pushtimit rus të
Ukrainës.
“Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Një
tmerr i plotë,” tha Igor Denisov në një intervistë për kanalin YouTube
Nobel.
“Nuk e di, ndoshta do të arrestohem ose do
të më vrasin pas këtyre fjalëve, por unë po flas për gjërat ashtu siç janë”,
shtoi ish-lojtari i Zenit St. Petersbug, i cili luajti 56 ndeshje për Rusinë.
Denisov gjithashtu zbuloi se ai
personalisht i shkroi Putinit për të ndaluar luftën.
Parlamenti rus ka miratuar një ligj që
dënon me burgim deri në 15 vjet këdo që publikon “lajme të rreme” ose
angazhohet në ndonjë aktivitet publik që diskrediton veprimet ushtarake të
Rusisë.
The post Ish-kapiteni i Rusisë flet kundër Putinit: Ndoshta do të më arrestojnë ose më vrasin appeared first on Gazeta Express.

