Telenews

Arsenali edhe më afër transferimit të Gabriel Jesusit

Arsenali raportohet se është edhe më afër transferimit të Gabriel Jesusit nga Manchester City.

Pas largimit të Alexandre Lacazettes si lojtar i lirë, klubi londinez është vënë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Mikel Arteta synon që të përforcojë skuadrën sa më shumë, derisa Jesus është prioritet për fazën e sulmit.

Sipas “ESPN”, Arsenali tashmë është shumë afër transferimit të sulmuesit brazilian, për të cilin do t’i paguajë 50 milionë funte.

25-vjeçari me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, por ardhja e Erling Haalandit e ka shtyrë atë edhe më shumë që të largohet nga “Etihad Stadium”.

Jesus e dëshiron kalimin te Arsenali edhe për shkak të minutave dhe hapësirës së madhe që do ta ketë, gjë që do t’i ndihmonte atij edhe më shumë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku ai pritet të jetë i ftuar nga Kombëtarja e Brazilit. /Gazeta Express/

The post Arsenali edhe më afër transferimit të Gabriel Jesusit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridit i mungojnë dy lojtarë kyç në garën për titull: Militao dhe Guler të lënduar

Valjeta Turkaj

Lamine Yamal e humb “El Clasico”-n dhe pjesën tjetër të sezonit!

Valjeta Turkaj

Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

Blearta