Telenews

Tottenham po përgatit kontratën e re për Harry Kane

Tottenham Hotspur raportohet se do t’i ofrojë kontratë të re njërit prej lojtarëve kyç, Harry Kane.

Sulmuesi anglez do të festojë ditëlindjen e tij të 29-të muajin e ardhshëm, por ende nuk ka fituar një trofe të madh me Spursat, pavarësisht se ai ka shfaqur formë të mirë sezoneve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Mungesa e titujve me Tottenhamin lidhej shpeshherë me të ardhmen e Kane, e cila thuhej se ishte larg londinezëve.

Megjithatë, ardhja e Antonio Contes ndryshoi shumë gjëra dhe 28-vjeçari mendohet se është i përgatitur të qëndrojë edhe këtë sezon.

Por, klubi nga Londra thuhet se do t’i ofrojë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. Kontrata aktuale e kapitenit të Kombëtares së Anglisë skadon në verën e vitit 2024.

Harry Kane është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2011. Ai ka shënuar 246 gola dhe 59 asistime në 384 paraqitje për Tottenhamin në të gjitha garat, duke përfshirë 27 gola dhe 10 asistime nga 50 paraqitjet e tij në sezonin e fundit. /Gazeta Express/

The post Tottenham po përgatit kontratën e re për Harry Kane appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Katastrofë për Juventusin, keq edhe për Zhegrovën

Donat Hashani

Malisheva e shokon Prishtinën në kryeqytet

Donat Hashani

Mirlind Daku me një gol “alla Messi”, merr topin nga gjysma e fushës driblon dhe shënon ndaj Akhmat

Donat Hashani