Telenews

“Intelektualët” e Dritës nisin mobilizimin për të udhëtuar drejt Finlandës

Tifogrupi “Intelektualët” kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë drejt Finlandës për të përkrahur klubin e Dritës.
Më 6 korrik, Drita do të takohet me Inter Turkun në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Veritas” në Turku të Finlandës, atje ku pritet të jenë të pranishëm edhe “Intelektualët”.
Tifogrupi nga Gjilani kanë ftuar të gjithë tifozët nga diaspora që t’iu bashkëngjiten atyre.
Njoftimi i plotë nga “Intelektualët”:
“Të mërkuren e 6 Korrikut nga ora 18:00 klubi jonë i zemrës do të takohet me Inter Turku nga Finlanda në kuadër të ‘Uefa Conference League’.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Veritas Stadium’ në Turku të Finlandës.
Ftohen të gjithë tifozët tanë që gjinden në diasporë të na bashkangjiten në përkrahje të klubit tonë të zemrës, sepse Drita kurr nuk është e vetme kado që shkon.
Në ditën e ndeshjes të gjithë do të takohemi në një lokacion afër stadiumit (ju njoftojmë me kohë për vendin) dhe nga aty në mënyrë të organizuar do të marrim rrugën drejtë stadiumit.
Rreth informatave të biletave si dhe të sektorit ku do të vendosemi do të ju njoftojmë me kohë.
P.s për informata shtesë rreth organizimit të tifozëve mund të kontaktoni me antarin tonë që gjindet në Finland, Albert Fazliu – Zubi”.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi