Telenews

Rriten pak rastet me Covid, Ministria e publikon raportin e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 25 raste të reja me COVID-19.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar pesë qytetarë.
Në total, numri i rasteve aktive ka arritur në 94.
Njoftimi i plotë:
17 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.
Në total numri i rasteve aktive është 94.

Të ngajshme

Pesë supa që forcojnë imunitetin – Perfekte për stinën e ftohtë

KushtrimGuraj

Ushqimet që duhet të hani për të luftuar stresin

Valjeta Turkaj

Kripa e pasuruar me kalium ul tensionin e gjakut, parandalon infarktin dhe goditjen në tru

Valjeta Turkaj