Klubi i Portos e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Arsenalin për Fabio Vieiran.
Klubi portugez ka bërë të ditur se marrëveshja është mbyllur për shumën prej 40 milionë eurove, shkruan Gazeta Express.
5 milionë euro të tjera do të varen nga arritja e objektivave.
22-vjeçari raportohet se ka udhëtuar sot drejt Londrës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Fabio Vieira do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me Arsenalin. /Gazeta Express/
The post Porto e konfirmon arritjen e marrëveshjes, Vieira tani është i Arsenalit appeared first on Gazeta Express.

