Telenews

Edhe një tjetër klub i njohur nga Italia i bashkohet garës për Armando Brojën

Armando Broja po vazhdon të jetë i kërkuar në tregun e transferimeve.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e fundit në fanellën e Southampton, ku ishte i huazuar nga Chelsea – transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas mediave nga Italia, për Brojën tashmë ka shfaqur interesim edhe Lazio.

Drejtori sportivi lacialëve, Igli Tare, thuhet se ka kërkuar nga Chelsea informata shtesë rreth 20-vjeçarit.

Broja me klubin nga Londra ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Bazuar në “Transfermarkt”, anëtari i Kombëtares së Shqipërisë vlerësohet me 22 milionë euro në treg.

Për Armando Brojën besohet se interesim kanë shfaqur edhe Napoli, Atalanta, Borussia Dortmundi, West Ham Unitedi e Evertoni. /Gazeta Express/

The post Edhe një tjetër klub i njohur nga Italia i bashkohet garës për Armando Brojën appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi