Telenews

Ronaldinho dhe Roberto Carlos do të organizojnë një ndeshje futbolli me plot yje

Roberto Carlos dhe Ronaldinho do të organizojnë një ndeshje me yjet e futbollit në Miami.

Kampionët e botës me kombëtaren e Brazilit
në Kore-Japoni 2002, shpallën listën e yjeve që do të marrin pjesë këtë të
shtunë, më 18 qershor, në një ndeshje ekspozite të quajtur: The Beautiful Game
nga R10 & RC3.

Fituesit e UEFA Champions League me Real
Madridin dhe Barcelonën, organizuan ndeshjen në stadiumin DRV PN , shtëpia e
skuadrës së MLS, Inter Miami.

Sipas listës së shpallur, në ndeshje do të
shfaqen lojtarë aktivë, lojtarë të pensionuar dhe disa të famshëm nga jashtë
fushës së futbollit.

Mes lojtarëve aktivë do të jetë kampioni i
sapokurorëzuar me Real Madridin në La Liga dhe Champions League, braziliani
Vinicius Jr, kolumbiani Radamel Falcao dhe argjentinasi Paulo Dybala.

Gjithashtu do të luajnë Arturo Vidal i
Kilit dhe Paul Pogba i Francës.

Ndër ish-lojtarët spikat mbrojtësi Rafael
Marquez, i cili ishte bashkëlojtari i Ronaldinhos te Barcelona.

Gjithashtu janë ftuar edhe mbrojtësi
meksikan Ricardo Osorio, si dhe portieri kolumbian René Higuita dhe
bashkatdhetari i tij Carlos Pibe Valderrama.

Cafu, Hristo Stoichkov, Rivaldo dhe
Patrick Kluivert do t’i shohim gjithashtu në  aksion në këtë ndeshje. /Gazeta Express/

The post Ronaldinho dhe Roberto Carlos do të organizojnë një ndeshje futbolli me plot yje appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Haradinaj: Moni more se ju vranë Zoti, ende i kam plagët në trup

Donat Hashani

Katastrofë për Juventusin, keq edhe për Zhegrovën

Donat Hashani

Malisheva e shokon Prishtinën në kryeqytet

Donat Hashani