Telenews

Zyrtare: Eddie Nketiah nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e bashkëpunimit me Eddie Nketiahn.

Klubi londinez bëri të ditur se 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate, shkruan Gazeta Express.

Pas arritjes së marrëveshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shprehur i lumtur që Nketiah po qëndron.

“Jam i kënaqur që Eddie po qëndron me ne. Ai përfaqëson atë që ne jemi të gjithë dhe të gjitha vlerat e klubit. Jemi shumë të lumtur që ai ka zgjatur kontratën e tij dhe tani duhet të fillojmë punën dhe të vazhdojmë të zhvillojmë talentin dhe personin e madh që kemi tek ai”, tha Arteta për faqen zyrtare të klubit.

Eddie Nketiah me Arsenalin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Sulmuesi anglez nga sezoni i ardhshëm do të mbajë fanellën me numrin 14. /Gazeta Express/

The post Zyrtare: Eddie Nketiah nënshkruan kontratë të re me Arsenalin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Newcastle siguron Fernández-Pardon për 65 milionë euro, sulmuesi i Lille drejt Anglisë –

KushtrimGuraj

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj