Telenews

Arturo Vidal në radarin e dy klubeve të njohura jashtë Evropës

Arturo Vidal raportohet se është afër largimit nga Interi.

Largimi i tij pritet që të realizohet në afatin kalimtar të kësaj vere, teksa tashmë dy klube kanë shprehur interesim për të, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, për Vidalin tani ka shprehur interesim edhe Boca Juniors.

Klubi argjentinas ka nisur bisedimet me kilianin për të marrë më shumë informata rreth kushteve që ai i kërkon.

Më herët është raportuar se për 35-vjeçarin ka shprehur interesim edhe Flamengo. Madje, klubi brazilian thuhet si i ka ofruar kontratë dy-vjeçare ish-futbollistit të Barcelonës.

Vidal me Interin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por largimi i tij duke i pashmangshëm këtë vit. /Gazeta Express/

The post Arturo Vidal në radarin e dy klubeve të njohura jashtë Evropës appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Karateistja Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën

Yllka Gashi