Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës pritet të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Turiqsë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Në njoftim nga Presidenca, thuhet se takimi do të mbahet në ora 11:00 dhe do të jetë me dyer të mbyllura
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media. P.S Luten mediat e interesuara për ta përcjellë takimin të jenë në Presidencë në orën 10:50”, thuhet në njoftim

