Telenews

Cesc Fabregas drejt pensionimit nga futbolli

Cesc Fabregas mund të pensionohet nga futbolli profesionist pasi u njoftua zyrtarisht për largimin e tij nga Monaco.
Spanjolli i kaloi tri sezone e gjysmë në principatë, teksa tani ai po mendon rreth të ardhmes së tij.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se pensionimi i plotë nga futbolli mbetet një opsion për Fabregasin. Ky vendim mund të merret për shkak të problemeve të tij të fundit me lëndimet, të cilat mund ta shtynë drejt varjes së këpucëve.
35-vjeçari bëri vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat për Monacon gjatë sezonit 2021/22.
Para kalimit te Monaco, Fabregas ishte pjesë e Chelseat. Ai më herët ka luajtur edhe te Barcelona e Arsenali.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi