Telenews

Edi Rama arrin tek familja e Hashim Thaçit, pritet nga djali i ish-presidentit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron sot në Kosovë.

Ai tashmë ka arritur në Burojë të Skenderajt, saktësisht tek familja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë në një proces gjyqësorë në kuadër të Gjykatës Speciale.

Edi Rama ka arritur tashmë në shtëpinë e Thaçit në Burojë, ku është pritur nga djali i tij , Endriti, transmeton lajmi.net.
Rama sot ka vizituar edhe disa kompani të vendit, ndërsa nesër pritet që të zhvillohet mbledhja e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.
Duhet përkujtuar që ndër vite, Rama dhe Thaçin kanë pasur një bashkëpunim e miqësi shumë të afërt.
Madje Rama ka vizituar atë edhe në Hagë, teksa vazhdimisht ka bërë thirrje për ndalim të procesit jo të drejtë të Speciales.
 

 

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj