Telenews

Man City ia cakton çmimin Sterlingut, i cili po kërkohet me ngulm nga Chelsea

Raheem Sterling është shndërruar në objektivin kryesor të Chelseat për afatin kalimtar të verës.
Dhe, Manchester City është i gatshëm për të lejuar largimin e reprezentuesit anglez në verën e këtij viti.
Kampionët anglez kërkojnë 55/60 milionë euro për shitjen e Sterlingut, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.
Një ofertë prej 25 milionë eurosh (plus bonuset) thuhet se është refuzuar.
Megjithatë, Chelsea nuk do të dorëzohet dhe do të kthehet me ofertë të re së shpejti.
Kontrata e 27-vjeçarit me Manchester Cityn skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Kësisoj, “Qytetarët” duhet ta shesin Sterlingun tani, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Të ngajshme

Futbollisti i Manchester United nuk merr ftesë nga Anglia

Blearta

Zyrtare: Lista e Gjermanisë për Botërorin, ka befasi

Valjeta Turkaj

​“Fadil Vokrri” ndez dritat për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Valjeta Turkaj