Telenews

Mësohet data se kur do të prezantohet Mane te Bayerni

Sadio Mane pritet që të prezantohet si futbollist i Bayern Munichit në javën e ardhshme.

Sipas mediumit gjerman “Kicker”, Bayerni ka vendosur që të prezantojë senegalezin të mërkurën e 22 qershorit në “Allianz Arena”, transmeton Gazeta Express.

Kurse, një ditë më herët, të martën, ish-sulmuesi i Southamptonit pritet që t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.

Pastaj, Mane do të nënshkruajë zyrtarisht kontratë e tij tri-vjeçare me kampionët e Bundesligës.

32 milionë euro janë të garantuara që do t’i marrë klubi anglez nga shitja e 30-vjeçarit, kurse mund t’i përfitojë edhe 6 milionë tjera në formë të bonuseve bazuar në paraqitjeve dhe arritjet e lojtarit në “Allianz Arena”. /Gazeta Express/

The post Mësohet data se kur do të prezantohet Mane te Bayerni appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj