Telenews

Osmani pas propozimit të Sejdiut për president: Na priftë e mbara, për republikën mbi të gjitha

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kosova ka një emër për presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë.

Sipas Osmanit Sejdiu është një profesionist i dëshmuar, një njeri me integritet dhe një figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova ka një emër për presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë.

Prof. dr. Bekim Sejdiu.

Një profesionist i dëshmuar, një njeri me integritet dhe një figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e Kosovës. Për mua, ai është gjithashtu një bashkëpunëtor i dëshmuar, me të cilin kam pasur nderin të bashkëpunoj për 25 vite, përfshirë në kabinetin tim gjatë mandatit tim si presidente, si dhe ta njoh nga afër përkushtimin, karakterin dhe përgjegjësinë e tij.

Në fund, vendimi i takon përfaqësuesve të zgjedhur të republikës dhe përgjegjësia për këtë vendim është historike. Ta bëjmë këtë zgjedhje duke menduar për Kosovën që duam të ndërtojmë, për interesin shtetëror, për stabilitetin institucional, për fuqizimin e aleancës euroatlantike e për demokracinë.

Na priftë e mbara, për republikën mbi të gjitha!

Të ngajshme

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Yllka Gashi

Avdullah Hoti deklaron votën e vet kundër Bekim Sejdiut, “Jo.”

Yllka Gashi

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Yllka Gashi