Angel Di Maria raportohet se është edhe më afër kalimit te Juventusi.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar këtë të hënë se klubi italian është i bindur se do të nënshkruajë me argjentinasin, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediumit italian, Juventusi beson që Di Maria do e pranojë ofertën për të kaluar në “Allianz Stadium”.
Ish-futbollisti i Real Madridit e Manchester Unitedit ka qenë gjithmonë prioritet i trajnerit, Massimilano Allegri, për shkak të cilësisë së tij teknike dhe mentalitetit të tij gjithashtu.
Di Maria te Juventusi pritet të kalojë si lojtar i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Paris Saint-Germainit, klub me të cilin ndau rrugët javë më parë. /Gazeta Express/
The post Di Maria edhe më afër kalimit te Juventusi appeared first on Gazeta Express.

