Telenews

Zidane për goditjen e famshme me kokë ndaj Materazzit: Vetëm Bixente mund të më kishte ndalur, nuk jam krenar për atë që kam bërë

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka thënë se i vjen keq për atë që ndodhi në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2006.

Në finalen me Italinë, ish-reprezentuesi i Francës e kishte goditur me kokë ish-reprezentuesin e Italisë, Marco Materazzin, transmeton Gazeta Express.

Deri te ky veprim i pahijshëm erdhi pas një shkëmbimi fjalësh mes dy ish-futbollistëve, ku pastaj Zidane e kishte goditur me kokë Materazzin në gjoks. Francezi ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe për të kjo ndeshje ishte e fundit në karrierën si futbollist profesionist.

Në një intervistë të dhënë së fundi për “Marca”, ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit pohoi se do të dëshironte të ndryshonte atë që ndodhi atë natë në Berlin të Gjermanisë, teksa e pranoi se ishte vetëm një moment tjetër i vështirë në karrierën e tij.

“Unë mendoj se (ish-shoku i skuadrës te Franca) Bixente Lizarazu është i vetmi që mund të më kishte mbajtur në atë moment. Do të kishte qenë e rëndësishme të ishte me mua, pranë meje, por nuk mund të kthehesh pas në kohë. Nuk jam krenar për atë që kam bërë, por është pjesë e karrierës sime. Ka gjithmonë momente të vështira dhe ky ishte një nga ato”, tha Zidane.

Ndryshe, Italia kishte triumfuar në finalen e Botërorit 2006 pa ekzekutimit të penalltive, me rezultatin 5:3. /Gazeta Express/

The post Zidane për goditjen e famshme me kokë ndaj Materazzit: Vetëm Bixente mund të më kishte ndalur, nuk jam krenar për atë që kam bërë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj