Pas prezantimit të marrëveshjeve nga ministrat nga Kosova dhe ata nga Shqipëria, është prezantuar edhe projekti i Portit të përbashkët mes dy vendeve.
Porti i Durrësit – Porto Romano pritet të jetë një port i klasit botëror, ndërkombëtar, teknologji të avancuar dhe efikas, që do të trajtojë ngarkesat e parashikuara në të ardhmen në det për Shqipërinë dhe rajonin më të gjerë.
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar pamje se si parashihet të jetë Porti i përbashkët përmes hekurudhës.
Theksojmë se sot në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.

