Telenews

Interi pritet ta transferojë Bellanovan nga Cagliari në huazim me obligim blerjen

Interi pritet që të nënshkruajë me Raoul
Bellanova nga Cagliari si i huazuar me obligim blerjen, shkruajnë mediat në
Itali

22 vjeçari ka bërë 31 paraqitje në Serie A
gjatë sezonit të kaluar ku Cagliari i mbijetoi rënies në Serie B.

Gazzetta dello Sport raporton se Bellanova
fillimisht do të vije si i huazuar por Interi obligohet që ta blejë atë pastaj
dhe lëvizja të jetë përmanente.

Ai do ta zëvendësojë Ivan Perisicin, i cili ju
bashkua Tottenhamit, shton ky raport. Bellanova do të luajë kryesisht në anën e
djathtë bashke me Denzel Dumfries teksa Matteo Darmia do të ndërrojë krahët për
të ofruar kështu mbulesë për Roben Gosen, transmeton GazetaExpress.  

Marrëveshje duket e njëjtë si ajo që solli
Kristjan Asllanin të Interi nga Empoli, pasi që Simone Inzagji po shikon për
lojtarë të rinj.

I lindur në Itali, Bellanova ka luajtur për
Milanin në nivelet e të rinjve por karrierën profesionale e filloi në Francë me
Bordeaux.

Megjithatë, ai pati një debutim të vështirë
dhe nuk ka luajtur për këtë klub. Ai u huazua te Atalanta në janar 2020 por aftësitë
e tij dolën në pah pasi që luajti në Serie B me Pescara.

Në fillim të sezonit të kaluar, Bellanova ju
bashkua Cagliarit në huazim me opsion blerjen dhe kjo klauzolë u aktivizua në
fund të muajit të kaluar. /GazetaExpress/

The post Interi pritet ta transferojë Bellanovan nga Cagliari në huazim me obligim blerjen appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj