Manchester United mund të shpresojë nëse
kërkon për ta blerë mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez, me De Telegraaf që
ka raportuar se Arsenali po shikon mundësitë të “tërhiqet” nga një marrëveshje
Kjo do të lironte rrugën për Djajtë e Kuq që
të investojnë më shumë në talentin 24 vjeçar argjentinas.
Arsenali janë të interesuar për mbrojtësin e
Ajaxit, Lisandro Martinez gjatë kësaj vere, ku më së pari për të kishin
raportuar The Athletic.
Oferta e parë e Arsenalit prej 25 milionë
funte u tha se është refuzuar për transferin e mundshëm të 24 vjeçarit.
Por, tani rritja e çmimit të Ajaxit për të thuhet
se ka bërë që Arsenali të tërhiqet në kërkesën e tyre për shërbimet e tij dhe
këtë me sa duket do ta shfrytëzojë Manchester United. /GazetaExpress/
The post United ka shpresa për Marsenal, pasi që Arsenali mund të “tërhiqet nga gara” appeared first on Gazeta Express.

