Danezi ka qenë ngushtë i lidhur me një
rikthim në Tottenham Hotspur këtë verë pasi që kontrata e tij me Brentford
skadoi
Tottenham nuk ka shprehur ende interesim për
ta transferuar si transfer të lirë Christian Eriksen, shkruan football.london,
transmeton GazetaExpress.
Spurs ishin lidhur me një kalim te danezit 30
vjeçar që do të kthehej në klubin ku ishte rritur si lojtar, sidomos pas
komenteve të Antionio Contes që theksonte se ai do të dëshironte ta kthente
mesfushorin përsëri në Tottenham. Rikthimi i Eriksen në futboll ka qenë i
suksesshëm, me Brentford që ia doli mirë dhe ai kishte një seri të mira të
paraqitjeve të tij, një vit pasi pësoi arrest kardiak vitin e kaluar në Euro.
Tottenham, Brentford dhe Manchester United të
gjithë janë lidhur me transferimin e danezit në skuadrat e tyre, por ata që
janë në Londrën Veriore papritur e kanë distancuar veten nga ndonjë transferim të Eriksenit.
Sipas football.london, Spurs ishin në kontakt
me kampion e Eriksen për një rikthim të mundshëm para disa javëve por më ata
nuk janë duke kontaktuar, me United, Everton, Newcastle, Leicester, West Ham,
Brentford që po ashtu janë të interesuar për mesfushorin, si dhe Ajax dhe një
skuadër e La Liga që deri tash nuk dihet cila. /GazetaExpress/
The post Tottenham ende të painteresuar për Eriksen appeared first on Gazeta Express.

