Cristiano Ronaldos nuk i kanë shkruar mirë
pushimet në Mallorca
Cristiano Ronaldo do të duhet ta rregullojë
ose ta blejë një Bugatti të ri pasi që ky i fundit është shkatërruar.
Ylli portugez është në pushime verore në
Mallorca bashkë me gruan e tij Georgina dhe fëmijës. Por e përditshmja Periodico
Mediterraneo ka thënë se një nga punëtorët e Ronaldos e ka shkatërruar Bugattin
pasi që humbi kontrollin e automjetit dhe goditi hyrjen e shtëpisë ku pushonte
Ronaldo.
Vozitësi nuk ka pësuar lëndime të mëdha por pjesa
e përparme e veturës po.
Sipas kësaj media, policia spanjolle ka filluar hetimet për këtë aksident, ndërkaq më parë mediat tjera kanë raportuar se vetura Bugatti e Ronaldos ka kushtuar diku rreth 2.5 milionë euro. /GazetaExpress/
The post Bugatti 2.5 milionë euro i Ronaldos “shkatërrohet” në Mallorca appeared first on Gazeta Express.

