Telenews

Salernitana mund ta transferojë Cavanin

Presidenti i Salernitanas, Danilo Iervolino
ka pranuar që transferi i Edinson Cavanit “mund të jetë vetëm një ëndërr” si
dhe ka folur për drejtorin e ri sportiv të skuadrës, Morgan De Sanctis

Ish portieri është zyrtarizuar si drejtor i ri
në Stadio Arechi, ku ai do ta zëvendësoi Walter Sabatinin.

“Ai ka pasion të madh dhe i pëlqen projekti i
jonë. Ne dëshirojmë një skuadër të re dhe kualitative”, tha Iervolino për Radio
Punto Nuovo, transmeton GazetaExpress.

“Ne e dimë që është një sezon i vështirë që na
pre. Ne kemi besim dhe aty ka entuziazëm”.

Ëndrra e Granatas është nënshkrimi me ish
sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, por Iervolino pranon që transferi i uruguaianit
mund të mos materializohet.

“Ndoshta, do të mbetet vetëm një ëndërr, por
sigurisht ai është një lojtar i madh. Ne do ta fillojmë aktivitetin e transferove
javën e ardhshme. Ne do ta diskutojmë këtë me drejtorin dhe stafin e tij, do të
përpiqemi që të gjejmë profilet e duhura të lojtarëve dhe të investojmë në ta. Ne
jemi optimist. Shpresojmë që të bëjmë punë të mirë”. /GazetaExpress/

The post Salernitana mund ta transferojë Cavanin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj