Telenews

Samuel Eto’o dënohet me kusht për mashtrim tatimor në Spanjë

Sulmuesi i njohur dhe ish agjenti i tij i
janë shmangur burgimit pas akuzave nga Gjykata Penale në Barcelonë

Ish sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’i i ka
shpëtuar një dënimi me burg por është dënuar me kusht për 22 muaj.

Ish lojtari i Kamerunit është shpallur fajtor për
shkelje tatimore në Gjykatën Penale të Barcelonës, në shumën prej 3.9 milionë
eurove, në lidhje me dështimin për të deklaruar të ardhurat nga të drejtat e
tij të imazhit në vitet 2006 dhe 2009.

Eto’o është urdhëruar që të paguajë këtë shumë
në katër gjoba, shumë rreth 1.8 milion euro për t’ju shmangur një dënimi të
menjëhershëm me burg, pjesërisht për shkak të historisë së tij të pastër dhe
për shkak se ai ka kthyer disa prej parave të cilat i ka fituar me mashtrim.

Çfarë tha Eto’o për dënimin e tij?

Ish sulmuesi, fituesi i katërfishtë i Ligës së
Kampionëve me tre klube, i cili pati karrierë të bujshme në Spanjë, Itali,
Angli dhe Turqi – i ka pranuar akuzat teksa ka thënë se ai ka qenë i mashtruar
nga ish këshilltari i tij, Jose Maria Mesalles, kundër të cilit ka ushtruar një
padi të ndarë.

Eto’o pretendon që keqmenaxhimi i financave të
tij – erdhi pasi që lojtari i shiti të drejtat e imazhit gjigantit sportive
Puma dhe Barcelonës, e ku ato nuk u deklaruan duke përdorur dy kompani të jashtme
në Hungari dhe Spanjë – e ku erdhi me nxitjen e kësaj të fundit, për personin
që më parë lojtari e kishte përshkruar si “figurë babai”.

“I njoh faktet dhe do të paguaj, por e bëj të
ditur që atëherë kam qenë fëmijë dhe gjithmonë kam bërë çfarë me ka thënë babai”,
tha 41 vjeçari në deklaratën e tij që e transmetoi Sport.

A është dënuar dikush tjetër?

Eto’o nuk është i vetmi individ që është
akuzuar dhe ka pranuar që është fajtor, me Mesalles që po ashtu do ta mbaj një
vit me kusht për pjesën e tij të kryerjes së mashtrimit.

Një individ i tretë – Jesus Lastre,
administrator në një kompani me bazë në Hungari – është liruar nga të gjitha
akuzat.

Tani mbetet të shihet nëse Eto’o do të
detyrohet që të largohet nga zyra e Kryetarit të Federatës së Futbollit të
Kamerunit pas dënimit të tij. /GazetaExpress/

The post Samuel Eto’o dënohet me kusht për mashtrim tatimor në Spanjë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj