E ardhmja e Angel Di Marias po vlerësohet të jetë ende e paqartë.
Reprezentuesi argjentinas besohet se do t’i bashkohet Juventusit, por ende nuk ka asgjë zyrtare – transmeton Gazeta Express.
Deri më tani është raportuar vetëm se ka marrëveshje mes palëve, duke u thënë se po mungon edhe zyrtarizimi.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Juventusi ka qenë duke e pritur një përgjigje nga Di Maria dje, por ajo nuk erdhi.
34-vjeçari vazhdon të jetë i pasigurt rreth të ardhmes, teksa klubi nga Serie A thuhet se është i bindur se do të nënshkruajnë me ish-futbollistin e Real Madridit e Manchester Unitedit.
“Zonja e Vjetër” pret që të nënshkruajë me Di Marian si lojtar të lirë, pas skadimit të kontratës së lojtarit me Paris Saint-Germainin. /Gazeta Express/
The post Di Maria s’ka përgjigje për të ardhmen, në dyshim kalimi i tij te Juventusi appeared first on Gazeta Express.

