Telenews

Klubet e mëdha pas Asensios, zbulohet “kushti” i spanjollit për klubin e ri

Marco Asensio pritet që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

Spanjolli ka kontratë të vlefshme edhe për një sezon, por ai besohet se do të largohet tani pasi që nuk është në planet e Carlo Ancelottit, transmeton Gazeta Express.

Sipas “AS”, Liverpooli dhe Milani janë dy klubet e interesuara për transferimin e tij.

Në anën tjetër, Asensio thuhet se dëshiron të transferohet diku ku i garantohet një vend në formacionin bazë, të cilin nuk mund ta këtë të sigurt te skuadra e Jurgen Klopp.

Milani shihet më favorit në këtë rast, por ende nuk ka diçka konkrete mes palëve.

26-vjeçari është i lidhur edhe me klubet si Manchester United e Arsenal.

Real Madridi thuhet se kërkon së paku 40 milionë euro për shitjen e Asensios. /Gazeta Express/

The post Klubet e mëdha pas Asensios, zbulohet “kushti” i spanjollit për klubin e ri appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj