Arsenali duhet të lëvizë më shpejt nëse e dëshiron transferimin e Youri Tilemansit.
Mesfushori belg është i lidhur me një kalim në “Emirates”, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, transmeton Gazeta Express.
Së fundi u raportua se klubi nga Londra është “ftohur” në mundësinë për të nënshkruar me Tielemansin, pasi siguruan shërbimet e një mesfushori tjetër, Fabio Vieira.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Arsenali duhet të shpejtojë nëse e dëshiron 25-vjeçarin, pasi për të kanë shprehur interesim edhe disa klube tjera.
“Arsenali s’ka vendosur ende për Tielemansin. Kontakte ka me kampin e lojtarit dhe klubin e Leicesterit, por ende s’ka asgjë konkrete – ofertë apo diçka tjetër. Nëse Arsenali e do transferimin e tij, duhet të shpejtojë sepse edhe klubet tjera kanë shprehur interesim për Tielemans. Kjo javë do të jetë e rëndësishme”, ka thënë Romano.
Tielemans ka kontratë të vlefshme me Leicester Cityn deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Por, ai thuhet se 100% do të nga “King Power” në afatin kalimtar të verës së këtij viti. /Gazeta Express/
The post Arsenali mund ta humbasë mundësinë për të nënshkruar me Tielemansin appeared first on Gazeta Express.

