Telenews

Plagoset një person në Prishtinë − Policia jep detajet e para

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 03:00 janë arrestuar dy shtetas kosovarë, 17-vjeçari me inicialet Sh.S. dhe 26-vjeçari me inicialet A.A., si dhe 30-vjeçari me inicialet S.A., shtetas u huaj.
Siç njoftohet të arrestuarit dyshohet se kanë plagosur një person në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
I plagosuri sipas njoftimit ka marrë trajtim mjekësor, kurse Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.
Policia në njoftim ka bërë të ditur se të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ata po dyshohen për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj