Telenews

Koci: Shqetësuese rritja e numrit të grave me shamia në Kosovë

Avokati kosovar, Arianit Koci, po thotë se numri i grave që po bartin mbulesa në Kosovë është në rritje. Për këtë, ai tha se arsyeja është te mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Europë dhe se izolimi i krijon hapësirë ardhjes së një ideologjie politike fetare.
Ndonëse thotë se e konsideron liri e të drejtë individuale, Koci s’mendon se mbulesa është identitet shqiptar.
“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shpreh përcaktimin fetar”.
Koci gjithashtu pyet se a ka pasë “kaq shumë zonja apo zonjusha me mbulesa 20 apo 30 vite më herët?”.
“Mungesa e komunikimit me Evropën, kryesisht për shkak të izolimit që na ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian, është një prej arsyeve kryesore të depërtimit të ideologjisë fetare. Ideologjisë politike fetare. Thjesht është kjo punë: sa më tepër komunikon me Europën, thith prej kulturës, dokeve dhe zakoneve të saj. Në të kundërtën, strukturat retrograde që e përhapin ideologjinë politike përmes feve, e krijojnë terrenin dhe momentumin për zhvillim e vet. E për momentin, ato po lulëzojnë! Prandaj, liberalizimi i vizave dhe komunikimi me botën është esencial për neve. Këtë duhet ta kuptojë Evropa, sa nuk është bërë vonë. E kur bëhet vonë, ky do të jetë problem më i madh për Evropën se për vetë Kosovën”.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj