Telenews

Kurti takohet me bordin e OSHP-së, potencoi rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, të votuar gjatë javës së kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Kurti ia ka përkujtuar përgjegjësit që i takojnë anëtarëve të këtij bordi.
“Kryeministri theksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit përmes zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi. Për më tepër, Kryeministri potencoi përgjegjësinë që anëtarët e këtij Bordi kanë dhe nevojën e domosdoshme për të garantuar transparence, dhe për të dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti ka shprehur nevojën e dëshmimit të pavarësisë së plotë të punës së Bordit, nga të gjitha strukturat dhe pushtetet e vendit, dhe sipas tij vetëm veprimi i atillë mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ministrat Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati e Liburn Aliu.

Të ngajshme

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj