Telenews

Ngritet aktakuzë e re ndaj Dardan Krivaçës, dyshohet se dhunoi Marigona Osmanin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë kundër Dardan Krivaçës për veprën penale “Dhunim”, ndërsa kundër Arbër Sejdiut për ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Sipas Prokurorisë, Krivaça akuzohet edhe për veprën penale “Dhunim”, ndërsa Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Dhunim”.

Vepra penale dyshohet se është kryer ndaj Marigona Osmanit e cila është vrarë nga të lartëcekurit.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Sipas Prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Theksojmë se Dardan Krivaqa u arrestua me 25 gusht ndërsa Arbër Sejdiu një ditë më herët.

Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj.

Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Ferizaj më 16 maj 2022, ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dyshohen se pas aktit, Marigona Osmanin e tkishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa vet kishin ikur në drejtim të panjohur.

Për këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Të ngajshme

Minatori që u ngujua në minierë Është hera e tretë që më ndodhë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj