Telenews

Lajçak mirëpret mbështetjen e opozitës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për Procesin e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka takuar krerët e partive opozitare në Kosovë.

Gjatë këtyre takimeve, Lajçaku është njoftuar rreth procesit të dialogut.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Lajçakut në Twitter.

“Takova lidershipin e partive kryesore opozitare shqiptare, ku i njoftova rreth procesit të dialogut dhe dëgjova nga ta opinionet dhe vlerësimet e tyre”, ka shkruar Lajçak.

Tutje, Lajçaku ka thënë se e mirëpret mbështetjen e opozitës për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me Lajçakun dhe diskutuan për situatën e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me Lajçakun, i ka shprehur qëndrimet e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak është takuar edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi në Facebook ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm që pritet të ndermirën në dialogun Kosovë – Serbi.

Kurse, Lajçaku dje është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në takimin e Kurtit me Lajçakun u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Megjithatë, ai do të qëndroj edhe nesër në Kosovë në kuadër të vizitës së tij zyrtare e cila është paraparë të zgjas tre ditë

Të ngajshme

Minatori që u ngujua në minierë Është hera e tretë që më ndodhë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj