Telenews

Haxhiu thotë se Vettingu do të bëhet në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kosova nuk e ka luksin të mos i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecisë. Ajo ka thënë se ka njerëz që po mundohet ta pengojnë në realizimin e procesit të Vettingut.

Reforma që është bërë në Këshillin Prokurorial të Kosovës sipas saj  është një reformë shumë e madhe edhe pse nuk është arritur të proklamohet si e tillë sa duhet, duke pasur parasysh se kjo ministri ka punuar paralelisht në shumë drejtime dhe nuk ka arritur t’i njoftojë drejtpërdrejt qytetarët për benifitet që kanë nga kjo reformë.

“Refuzimi nuk i ndihmon sistemit të drejtësisë por as vetë atyre. Nëse para opinionit të Komisionit të Venecisë situata ka qenë më e paqartë,  duket se ka pasur një pajtim që çfarëdo që thotë Komisioni i Venecisë i cili vepron objektivisht do të duhej të ishim të përbashkuar rreth atij opinioni. Kam pritur se kur ta kemi këtë opinion ta vazhdojmë punën në këtë reformë. Kosova nuk e ka luksin që të mos i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke qenë se ata krijojnë standarde për vende të ndryshme se si bëhen reformat”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo tutje ka theksuar se për aq sa kam informacione, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor nuk e ka parë ftesën pasi ka qenë jashtë vendit, derisa nga Këshilli Prokurorial thjesht nuk kanë dashur t’i përgjigjen ftesës për takim.

Të ngajshme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Rrezarta Ramaj

Ditën e parë si presidente, Shirkoka-Pula e nis me homazhe në Prekaz

Rrezarta Ramaj

Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

Rrezarta Ramaj